Gjermanët njohin Foltoren? Pollo: Të njëjtën gjë do të bëjë çdo shtet demokratik

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 20:39 | Politikë
Gjermanët njohin Foltoren? Pollo: Të njëjtën gjë do

Në pritje të vendimit të Lulzim Bashës, pas kërkesës së shumicës së grupit Parlamentar të partisë Demokratike për dorëheqje, sot pasdite ndodhi një tjetër zhvillim në kampin opozitar. I dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin qe po viziton Tiranën, nuk takoi Lulzim Bashën dhe nga Partia Demokratike zyrtare, takimin e zhvilloi me kreun e grupit parlamentar dhe nënkryetarin, Enkelejd Alibeaj. Por jo vetëm kaq, i dërguari i kancelarit Sholz zhvilloi takim edhe me palën tjetër në PD, me përfaqësuesin e Foltores ose Komisionit te Rithemelimit, Genc Pollo.

Vlen të përmendet se ky është takimi i parë që ndërkombëtarët, dhe gjermanët, zhvillojnë me përfaqësuesit e Foltores në këto muaj. Ky takim vjen pas 6 marsit.

https://a2news.com/2022/03/17/nje-gjerman-per-krizen-ne-pd-pollo-unifikimi-i-partise-permes-largimit-te-bashes-i-qarte-dhe-per-nderkombetaret/

Ndërkaq lëvizjet kanë nisur nga dje. Elmar Brok, ish-eurodeputet gjerman i CDU-së dhe sot anëtar i CDU-së, e cila është pjesë e Partisë Popullore Evropiane është takuar me Sali Berishën dhe Belind Këlliçin, ku fokusi i bisedimeve ishte zgjidhja e krizës në PD. Ndërkohë nga PD zyrtare, Brok mësohet se ka takuar kreun demokrat Lulzim Basha, i cili rikonfirmoi se mbete në dispozicion për të bërë gjithçka për hir të demokratëve dhe për të bashkuar PD-në.

Genc Pollo, përfaqësues nga Komisioni i Rithemelimit të PD, i pyetur në Debat nga Alba Alishani në A2 CNN nëse takimet e sotme me Manuel Sarrazin do të thoshin se Gjermania ka njohur tashmë Foltoren, ai u shpreh: “Opozita reale në vend është Partia Demokratike legjitime, ajo që drejtohet nga komisioni i përkohshëm i Rithemelimit dhe çdo shtet demokratik do ta njohë këtë. Natyrisht që janë peripecitë që duhen mbyllur një orë e më parë që kanë qenë të pakëndshme për demokratët. Uroj që në orët e fundit që kalojnë të shqiptohet ajo fjala që fillon me gërmën “D” dhe të kalojmë në një normalitet demokratik. Të gjithë e dinë se ajo gjëja që drejton Basha nuk është opozitë dhe dorëheqja do të ishte gjëja më e mirë në këto rrethana”, tha Pollo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos