Një gjerman për krizën në PD, Pollo: Unifikimi i partisë përmes largimit të Bashës i qartë dhe për ndërkombëtarët

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 20:33 | Politikë
Një gjerman për krizën në PD, Pollo: Unifikimi i

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit, Genc Pollo, ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi vizitën e ish-eurodeputetit gjerman Elmar Brok, përfaqësues i CDU, i cili ndodhet për një vizitë në Tiranë dhe është takuar me disa nga drejtuesit e Partisë Demokratike.

Për Pollon, nevoja e unifikimit të PD përmes largimit të Bashës është e qartë për të gjithë edhe për ndërkombëtarët.

“Brok ka qenë një eurodeputet me peshë. Ai ka takuar Berishën sot dhe të tjerë. Vjen për të parë situatën. Nuk e gjej me vënd për të folur për vizitën e tij. Brok është më i rezervuar për natyrën e tij. Nevoja e unifikimit të PD përmes largimit të Bashës është e qartë për të gjithë edhe për ndërkombëtarët”, tha Pollo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos