Komisioni i Shëndetësisë miraton 3 akte normative

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 15:31 | Politikë
Komisioni i Shëndetësisë miraton 3 akte normative

Deputetët i janë rikthyer sot punës në komisione, duke u mbledhur online. I pari ka qenë Komisioni i Shëndetësisë, që pas diskutimeve miratoi në parim dhe tërësi 3 akte normative të Qeverisë, që lidhen me masat e marra në përballimin e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Mbledhja u drejtua nga kryetari i komisionit, Enver Roshi, i vetmi qe ndodhej fizikisht ne ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Në mbledhjen e zhvilluar online ishin të ftuar për të dhënë sqarime zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, si dhe Antoneta Njehrrena, drejtoreshë në këtë dikaster.

Ato iu përgjigjën pyetjeve të deputetëve që më pas vijuan me miratimin akteve. Përveç Komisionit të Shëndetësisë, u mblodh online edhe Komisioni i Ligjeve të Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos