Paloka: Rama shfaqet si shpëtimtar i Evropës, por t’u japë përgjigje shqiptarëve

Nga A2 CNN
30 Mars 2020, 14:27 | Politikë
Paloka: Rama shfaqet si shpëtimtar i Evropës, por t’u japë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, me anë të një statusi në Facebook, shkruan se Rama  nuk kursen asgjë, duke përdorur kohën më të keqe për shqiptarët në funksion të agjendës së tij politike.

“Tani ka përfshirë në telenovelën e tij propagandistike dhe serinë ku qan hallet e shfaqet si shpëtimtar i Evropës. Ka kaq kohë që njerëzit e shqetësuar duan të dinë, por Rama nuk u thotë shqiptarëve asgjë që ka të bëjë me jetën dhe shëndetin e tyre.

- Sa tamponë ka në dispozicion shëndetësia shqiptare për të testuar të dyshuarit me koronavirus?

- Si do ushqehen mijëra familje shqiptare që qeveria i ka përjashtuar nga pagesa?

Në vend që të merret me këto, në vend që të bëjë detyrën e tij si kryeministër i shqiptarëve,  Rama ka gjetur momentin të shfaqet dhe një herë si “lider botëror”, e për këtë po përdor grupin kurajoz të mjekëve dhe infermierëve që pranuan të japin ndihmën e tyre për Italinë fqinje, në vështirësi serioze”, shkruan Paloka. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos