
Gledian Llatja mori vëmendjen e Komisionit Hetimor për Inceneratorët, këtë të mërkurë, në një seancë pyetjesh që zgjati rreth 3 orë.
Qytetari i parë i Elbasanit mbrojti inceneratorin me argumentin se i ka dhënë zgjidhje ndotjes në të gjithë zonën.
Edhe pse e mërkura shënonte ditën e 3-të të marrjes në pyetje të dëshmitarëve, për rreth 4 orë komisioni xhiroi bosh, pasi mazhoranca nuk lejoi të merreshin në pyetje ish-anëtarët e Komisionit të Prokurimit, me arsyetimin se kanë dëshmuar më herët në SPAK.
Këto përplasje sollën tërheqjen përfundimtare nga Komisionit të Edmond Spahos.
Ndonëse në distancë, në debat u përfshi edhe Monika Kryemadhi, e cila doli kundër kërkesës së maxhorancës për të mos lënë për të dëshmuar ish-anëtarët e Komisionit të Prokurimit, me argumentin se roli i tyre është vendimtar për të zbardhur aferën.
Kryetarja e LSI i bëri thirrje SPAK që të vihet në lëvizje, ndërsa shprehu gatishmërinë e saj për të dëshmuar. (A2 Televizion)