Reforma e re territoriale, Basha: Duhet konsultim referendar dhe decentralizim real i pushtetit

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2022, 13:17 | Politikë
Reforma e re territoriale, Basha: Duhet konsultim referendar dhe decentralizim

Tryeza e parë për një reformë të re territoriale është mbajtur nga Partia Demokratike, ku të pranishëm ishin edhe ekspertë të pushtetit vendor e qytetarë.

Kreu demokrat, Luzlim Basha, cilësoi nevojën për një ndarje të re territoriale dhe tregoi dy synimet që PD-ja ka për të realizuar në komisionin për reformën territoriale të votuar edhe nga socialistët.

“E para dhe kryesorja është që të kemi një konsultim të vërtetë, a ka mundësi të jetë referendar? Dhe së dyti, duam decentralizim real të pushtetit”, tha Basha.

Teksa rreshtonte dështimet e reformës së vjetër territoriale, ku PD-ja nuk mori pjesë në krijimin e saj në vitin 2015, Basha e cilësoi krijimin e komisionit parlametar për reformën territoriale një arritje të demokratëve, e përmbushur në një periudhë të shkurtër kohore.

Basha u zotua se Partia Demokratike do t’iu rikthejë shqiptarëve atë që socialistët iu morën me dhunë në vitin 2015: autonominë e qeverisjes vendore.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos