
Dëshmia e kryeministrit Edi Rama në Komisionin Hetimor për inceneratorët u zhvendos ditën e enjte dhe në seancën e radhës së Kuvendit të Shqipërisë.
Ministrja Elisa Spiropali falënderoi deputetët për ngritjen e këtij komisioni i cili më në fund bëri transparencë dhe hodhi poshtë akuzat e opozitës për 430 milionë eurot e vjedhura që ajo pretendon.
“Basha ku e gjeni guximin dhe përsërisni të njëjtën kasetë, kur dje në komision u pa qartë se si ai komisioni duhet të ishte pagëzuar si “mali që polli disa miushë”. Është i qartë fakti që ju keni gënjyer. Faleminderit për ngritjen e Komisionit pasi qytetarët panë me sytë e tyre se si ju jeni një opozitë joserioze dhe pa pikë besueshmërie. Kryetarja e komisionit që e nisi si hetuese e pamë dje se si e mbante kokën ulur dhe lexonte mesazhet që rralloheshin. 10 orë kryeministri në një akt transparence dha një shembull, një ushtrim demokracie. 430 mln euro të vjedhura ku i keni”, u shpreh Spiropali. (A2 Televizion)