Pas 244 ditësh, asnjë viktimë në 24 orë nga koronavirusi në Shqipëri

Nga A2 CNN
26 Maj 2021, 17:19 | Aktualitet
Pas 244 ditësh, asnjë viktimë në 24 orë nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një statusi në Facebook, bëri të ditur se për herë të parë pas 244 ditësh, asnjë person nuk ka ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin tonë.

Ditët e fundit, edhe rastet e reja nga koronavirusi kanë rënë ndjeshëm. Në 24 orët e fundit janë kryer 2691 testime nga të cilat janë regjistruar 15 raste të reja.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. 

Raporti i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel  qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjienën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Pas një periudhe të gjatë të pandemisë, për herë të parë nuk ka asnjë vdekjet në spitalet COVID në 24 orët e fundit. Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 43 pacientë nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive. Janë kryer 2,691 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 15 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 5 raste në Tiranë, 2 raste në Berat, Skrapar, 1 rast në Shkodër, Durrës, Fier, Devoll, Mat, Shijak.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 128,978 që nga fillimi i epidemisë. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (26 Maj 2021)

Raste të reja ditore         15

Të shëruar në 24 orë      71

Të shtruar në spitale      43

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,691

Testime totale            706,327

Raste pozitive             132,244

Raste të shëruara        128,978

Raste Aktive                  819

Humbje jete                  2,447

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         401

Korçë            95

Shkodër       86

Vlorë             49

Elbasan        39

Berat             41

Lezhë           31

Gjirokastër   31

Fier               20

Kukës           11

Durrës          11

Dibër             4 (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos