“Përgjigjja e Ftohtë” e NATO-s vijon në Arktik, bashkohen edhe Suedia e Finlanda

Nga A2 CNN
23 Mars 2022, 13:42 | Bota

Pamje të reja të publikuara së fundmi, tregojnë si po vijon stërvitja ushtarake më e madhe që NATO ka realizuar në 3 dekadat e fundit. Stërvitja e quajtur “Përgjigjja e Ftohtë” përfshin më shumë se 30 mijë trupa nga 28 shtete dhe po zhvillohet në Norvegji, një vend kufitar me Rusinë. Në krye të flotës së NATO-s, është vendosur aeroplanmbajtësja britanike “HMS Prince of Wales”. Stërvitja nisi javën e kaluar dhe do të zgjasë plot një muaj.

https://a2news.com/2022/03/21/rusia-mund-te-mos-ndalet-me-ukrainen-nato-mbron-piken-e-dobet/

Norvegjia, e cila është pjesë e NATO-s, ndan gati 200 kilometra kufi me Rusinë dhe “Përgjigjja e Ftohtë” po zhvillohet pak kilometra nga kufiri, ndërkohë që trupat ruse vijojnë luftën në Ukrainë. Javën e kaluar, 4 efektivë të Marinës Amerikane, humbën jetën pas rrëzimit të një helikopteri në një qytet norvegjez në rrethin arktik.

https://a2news.com/2022/03/15/stervitja-me-e-madhe-e-nato-s-ne-30-vitet-e-fundit-200-km-larg-kufirit-rus/

Përveç 30 mijë ushtarëve, në këtë stërvitje marrin pjesë 220 mjete fluturuese, 50 anije. Ajo që bie më shumë në sy është se në të po marrin pjesë edhe Suedia e Finlanda, dy shtete që nuk janë pjesë e NATO-s dhe që pas nisjes së luftës në Ukrainë, u paralajmëruan nga Rusia që të mos aplikonin për t’iu bashkuar aleancës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos