
Kryeministri Rama ndodhet në Varshavë të Polonisë, ku do të jetë pjesëmarrës në Konferencën e Donatorëve për Ukrainën.
Konferenca e bashkëorganizuar nga Polonia dhe Suedia si dhe Komisioni Europian ka për qëllim mbështetjen e Ukrainës në aspektin humanitar, por dhe për të trajtuar sfidat ekonomike të krijuara nga lufta.
Edhe Shqipëria do të radhitet përkrah vendeve kontribuese, angazhim të cilin Kryeministri Edi Rama do ta shprehë gjatë kësaj Konference.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do t’i drejtohet gjithashtu Konferencës përmes një videomesazhi. (A2 Televizion)