Presidenti, Vokshi: Alibeaj nuk është i mandatuar për të negociuar

Nga A2 CNN
4 Maj 2022, 20:47 | Politikë
Presidenti, Vokshi: Alibeaj nuk është i mandatuar për të

Albana Vokshi, deputete e Partisë Demokratike, deklaroi në studion e “Debat” me Alba Alishanin, në A2 CNN, se Enkelejd Alibeaj “nuk është i mandatuar nga organet drejtuese të partisë për të negociuar me mazhorancën” për zgjedhjen e Presidentit të ri.

“Zot Enkelejd Alibeaj nuk është i mandatuar për të negociuar me mazhorancën për Presidentin. Nuk është Edi Rama ai që përcakton se kush është opozita dhe se kush janë negociatorët. Ne e dimë që Rama me Bashën kanë një pakt, që vijon prej muajsh apo prej vitesh, por Kuvendi i 30 prillit tregoi se tashmë ka një opozitë të vërtetë”, tha Vokshi.

Në lidhje me situatën në parti, sipas deputetes, vetëm vota mund të bashkojë Partinë Demokratike.

“Ne nuk bëjmë pazare, ajo që kemi kërkuar është vetëm bashkimi përmes votës. Ne nuk negociojmë votën e demokratëve dhe nuk do ta bëjmë këtë në asnjë rast. 40 000 demokratë votuan për degët e partisë. Mospjesëmarrja e deputetëve në kuvendin e 30 prillit nuk i bën ata palë me Lulzim Bashën. Keqardhja ime më e madhe është se po vazhdohet me marrëveshjen Rama-Basha, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, për të dëmtuar PD-në”, tha Vokshi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos