Konfirmimi i Gjykatës, të pezulluara zgjedhjet e 2 marsit në FSHF

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2022, 16:18 | Futboll
Konfirmimi i Gjykatës, të pezulluara zgjedhjet e 2 marsit në FSHF

Gjykata e Tiranës konfirmon vendimin e 10 shkurtit të kaluar, sipas të cilit zgjedhjet në Federatën e Futbollit janë pezulluar, deri në përfundimin e gjykimit për shkeljet e akuzuara në Shoqatat Rajonale.

FSHF e kishte ankimuar atë vendim, kërkoi largimin e trupës gjykuese, me gjyqtare Fida Osmani si edhe anulimin e vendimit për pezullimin e Asamblesë Zgjedhore. Çështja u rishqyrtua nga gjyqtari Flamur Kapllani, që në vendimin e kësaj të hëne, më 21 shkurt, i hodhi poshtë pretendimet dhe konfirmoi vendimet e mëparshme të Gjykatës.

Në argumentin zyrtar, gjyqtari Kapllani rrezoi kërkesën e FSHF për pezullim të gjyqtarëve, si edhe konfirmoi pezullimin e zgjedhjeve, duke bërë që procesi për presidentin e ri të mos zhvillohet. Gjithashtu, u konfirmua edhe pezullimi i Komisionit të Verifikimit të mandateve për Asamblenë Zgjedhore të 2 marsit.

https://a2news.com/2022/02/17/gjykata-pezullon-garen-per-president-te-fshf/

Gjykata e Tiranës konfirmoi se moszbatimi i vendimit dhe vijimi i procedurave për procesin zgjedhor nga Federata e Futbollit përbën shkelje penale dhe shkelësit rrezikojnë të dënohen me 2 deri në 3 vjet burg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos