Muriqi nuk ndalet më, shkëlqen me gol në La Liga

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 20:42 | Futboll

Vedat Muriqi nuk ndalet më. Edhe sot shtatlarti kosovar i Mallorca ka lënë shenjë në La Liga, duke shënuar në minutën 75 një gol të bukur kundër një ekipi të fortë si Betis.

Momenti i golit

Ky është goli i dytë i kosovarit me fanellën e ekipit spanjoll, pas transferimit nga Lazio, ekip ku nuk u përshtat kurrë dhe ku cilësohej pothuajse si i padobishëm edhe në rolin e rezervës.

https://twitter.com/LaLigaEN/status/1495479993236967429
"Çfarë blerje!", thotë Twitter i La Liga për Muriqin

Por në Spanjë po shihet një Muriqi totalisht ndryshe, pikë e fortë e Mallorca, i rikthyer formës së mirë dhe ndoshta vetëbesimit që kishte në Turqi tek Fenerbahce. Në 1 muaj me spanjollët kosovari ka shënuar po aq sa në 18 muaj në Itali, duk edhe edhe asist.  

Goli i Muriqit barazoi ndeshjen, që u humb gjithsesi në minutën e 90, me Betis që me këtë fitore siguron vendin e tretë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos