
Janë konfirmuar me koronavirus 50 anëtarë të ekuipazhit të aeroplanmbajtëses franceze “Charles de Gaulle”, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Francë të premten.
“Testet e kryera te 66 anëtarët e bordit, rezultuan se 50 prej tyre ishin me Covid-19. Të gjithë ndodhen në gjendje të qëndrueshme dhe nuk ka përkeqësim të gjendjes shëndetësore”, thuhej në deklaratë.
Ministria e Mbrojtjes tha se një ekip mjekësor ndodhet tashmë në aeroplanmbajtësen e cila ndodhet në Atlantik, ndërsa është parashikuar të rikthehet në Toulon më 23 prill.
Deri tani, në Francë janë konfirmuar të prekur me koronavirus mbi 117 mijë persona, nga të cilët kanë humbur jetën 12210. (A2 Televizion)