
Një person ka mbetur i plagosur në Pogradec pas një konflikti të çastit. I plagosuri ka marrë plagë në trup si pasojë e përdorimit të armëve të ftohta.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zagorçan. Dy fqinjë janë përfshirë në debat në lokal. Fatos Çoçka ka goditur Dorjan Rusin me mjete të mprehta. Ky i fundit ndodhet në reanimacion.
Sherri në fillim ka nisur në lokalin e fshatit. Më pas, Dorjani është larguar drejt shtëpisë, ndërsa autori e ka ndjekur nga pas duke e goditur me mjete të mprehta. (A2 Televizion)