Policia e Vlorës njofton se një person i moshuar është nxjerrë i pajetë nga zona e Plazhit të Vjetër.
Viktima, ende i paidentifikuar, është rreth 70 vjeç dhe paraprakisht mendohet se ka pësuar infarkt në det dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.
(A2 Televizion)