“Konflikti Berisha-Basha për t’u bërë numri 2 në Shqipëri”, Krasniqi: E dinë që nuk e sjellin opozitën në pushtet

Nga A2 CNN
11 Nëntor 2021, 22:41 | Politikë
“Konflikti Berisha-Basha për t’u bërë numri 2 në

Studiuesi Afrim Krasniqi e sheh si një konflikt luksi atë mes Bashës dhe Berishës, i cili nuk bëhet për parime, por kush bëhet numri dy në Shqipëri.

Sipas Krasniqit, si Berisha ashtu edhe Basha e dinë shumë mirë që nuk janë kandidaturat e duhura për ta sjellë opozitën në pushtet.

“Konflikti mes Bashës dhe Berishës një konflik luksi. Nuk lidhet me parimet, nuk lidhet me normat. Nuk mendohet për ta bërë as PD më të fortë dhe më demokratike dhe as Shqipërinë më të mirë. Bëhet fjalë se kush kontrollon një opozitë dhe kush bëhet numri dy në Shqipëri. Të dy figurat kryesore e dinë që nuk janë ata që mund ta sjellin opozitën në pushtet. Opozita ka dhjetëra djem e vajza të edukuar dhe shkolluar”, u shpreh Krasniqi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos