
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha, i ftuar në “Debat” nga A2CNN foli mbi situatën aktuale brenda PD, ku u shpreh se palët duhet të punojnë pak më shumë me njëri – tjetrin për zgjidhjen e ngërçit ku ndodhet kjo forcë politike dhe për shkuarjen në zgjedhjet e 14 Majit bashkë.
“Ajo që ne duhet të kishim bërë është që të flasim pak dhe të punojmë pak më shumë me njëri – tjetrin. Si forcë politike, si PD ne duhet të kishim kohë që duhet të gjenim zgjidhje.
Ne nuk duhet të bëjmë analiza dhe të akuzojmë njëri – tjetrin se çfarë ka ndodhur në këtë 1 vit e gjysmë. Këtu gjithçka po diskutohet e luftohet për individë të veçantë."
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha
Sipas Hoxhës, nëse në 3 mars do të ishte marrë vendimi në favor të palës së Rithemelimit, atëherë kjo punë do të ishte mbyllur, palët do të ishin dakordësuar me këtë vendim dhe do të kishte vijuar puna normalisht.
“Nëse vendimi i 3 marsit do të ishte në favor të palës së Rithemelimit, kjo punë do ishte mbyllur, të gjithë do ta pranonin. Mundësia e zgjidhjes është shumë e thjeshtë.
Ne penalizohemi nga pjesa që nuk shkon të votojë. Nëse nuk gjejmë një modus bashkëpunimi, ne kam frikë se do përsërisim zgjedhjet e 2019-s duke bërë betejë me njëri – tjetrin.” (A2 Televizion)
Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Hoxha