
Skuadra e Lakers hodhi një tjetër hap të rëndësishëm drejt titullit kampion në basketbollin amerikan.
Ekipi nga Los Angeles gjunjëzoi për të dytën ndeshje me radhë Miami Heat në serinë e ndeshjeve finale ku kampion shpallet skuadra e cila arrin e para 4 fitore.
Edhe njëherë dyshja LeBron James dhe Anthony Davis ishin të papërmbajtshëm, me 33 dhe 32 pikë përkatësisht ndërsa udhëhoqën Lakers drejt suksesit 124-114. Miami-t, tashmë i duhet një përmbysje e madhe për arritur te titulli. Finalja e tretë luhet këtë të hënë. (A2 Televizion)