
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për situatën e rrezikshme që është krijuar në ditët e fundit.
Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, Biden shprehu mbështetjen për vendosjen e një armëpushimi dhe u shpreh se SHBA-ja po bashkëpunon ngushtësisht me Egjiptin për arritjen e këtij qëllimi.
Në telefonatë, presidenti i SHBA-së, gjithashtu ka mbështetur të drejtën e Izraelit për t’u mbrojtur nga raketat e Hamasit, por shtoi se duhet bërë çdo përpjekje për të mbrojtur jetën e civilëve të pafajshëm.
Më herët, kryeministri Netanjahu bisedoi me kancelaren gjermane Angela Merkel e cila e siguroi atë për solidaritetin e qeverisë federale gjermane në lidhje me konfliktin aktual në rajon. (A2 Televizion)