Konflikti në Palestinë, Erdogan sulmon Biden: Po shkruan historinë me duart plot gjak

Nga A2 CNN
17 Maj 2021, 23:33 | Bota
Konflikti në Palestinë, Erdogan sulmon Biden: Po shkruan

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka sulmuar ashpër kolegun e tij amerikan, Joe Biden, që sipas tij po mbështet Izraelin në konfliktin që ka shpërthyer ditët e fundit në Palestinë, dhe që ka shkaktuar qindra viktima.

“Po shkruan historinë me duart e tua të gjakosura. Po na shtrëngon të themi këto gjera sepse nuk mund të heshtim më mbi atë që po ndodh”, deklaroi Ergogan gjatë një videomesazhi të transmetuar në televizion.

Marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara janë në pikën e tyre më të ulët, veçanërisht me presidencën e re të Joe Biden.

https://a2news.com/2021/05/17/konflikti-izrael-palestine-shba-punon-intensivisht-per-te-ndalur-dhunen/

Pak kohë më parë, Erdogan kritikoi presidentin Biden për cilësimin e tij ndaj vrasjeve masive të kryera nga trupat osmane ndaj popullsisë armene në vitin 1915 “si një gjenocid”, diçka që refuzohet historikisht me forcë nga shoqëria turke. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/17/vijon-lufta-izrael-hamas-dita-me-e-pergjakur-ne-gaza-shenohen-42-viktima/
https://a2news.com/2021/04/24/biden-presidenti-i-pare-amerikan-qe-njeh-gjenocidin-armen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos