Rikthehen zjarret në Los Angeles, mijëra persona të evakuuar

Nga A2 CNN
18 Maj 2021, 07:31 | Bota

Moti i ngrohtë me temperatura të larta ka rikthyer edhe njëherë zjarret në rajonin e Los Anxhelosit.

Përhapja me shpejtësi e flakëve për shkak të erës ka detyruar autoritetet të urdhërojnë evakuimin e më shumë se 500 familjeve për të shmangur ndonjë tragjedi të mundshme.

Deri në këto moment raportohet për një sipërfaqe prej 1300 hektarësh të djegur.

Policia ka arrestuar një person që dyshohet se ka qenë shkaktar për nisjen e zjarrit, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos