Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka reaguar për konfliktin në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Palestinës.
“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, ka reaguar në rrjetet sociale Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.
Ditët e fundit luftimet janë intensifikuar ndjeshëm, ku deri tani janë konfirmuar 174 të vdekur, nga të cilët 24 janë vrarë vetëm gjatë sulmeve të mëngjesit të së dielës. (A2 Televizion)