
Tre viktima dhe 40 raste të reja me koronavirus u raportuan 24 orët e fundit në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njoftoi se rastet e reja rezultuan pas testimit të 2,135 mostrave.
Pas shifrave të sotme, numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë arrin në mbi 106 mijë dhe i viktimave në 2,223.
Raste aktive aktualisht janë 5,165 ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 358 pacientë. (A2 Televizion)