Konfliktohen komshinjtë në Fushë Krujë, një i plagosur me armë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 18:24 | Kronikë
Konfliktohen komshinjtë në Fushë Krujë, një i plagosur

Një 62 vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri në lagjen “Punëtori” të Fushë Krujës, pas një sherri që pati me një person tjetër.

Sipas të dhënave paraprake, 44-vjeçari Blerim Selaci, pas një sherri me komshiun e tij Lufti Kupa ka nxjerrë pistoletën dhe e ka qëlluar në këmbë.

I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj, për të bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për sqarimin e plotë të motiveve të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos