Kongresi i PS-së, votëbesohet Sekretariati, Blendi Klosi më i votuari

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 20:51 | Politikë
Kongresi i PS-së, votëbesohet Sekretariati, Blendi Klosi më i

Në përfundim të Kongresit të Sotëm të Partisë Socialiste, anëtarët e Asamblesë së PS votëbesuan këtë të shtunë dhe anëtarët e Sekretariatit.

Si pasojë, Blendi Klosi do të vijojë detyrën si Sekretar Organizativ, Etjen Xhafaj si Sekretar Digjital, Anila Denaj si Sekretare e Burimeve Njerëzore, Etilda Gjonaj Sekretare e Gruas, Romina Kuko Sekretare e Marrëdhënieve me Jashtë.

Në total votuan 284 anëtarë nga 342 në total. Praktikisht të gjithë sekretarët aktualë rimorën besimin e anëtarëve të Asamblesë për të vijuar detyrën e tyre.

Në Kongresin e sotëm u propozuan dhe votëbesuan 3 sekretarët e tre sekretariateve të rinj.

Blerina Gjylameti do të mbajë postin e Sekretares për Koordinimin, Eridian Salianji mori besimin si Sekretar për Çështjet Zgjedhore dhe Ligjore dhe Laert Duraj është votëbesuar për të detyrën si Sekretar për Diasporën.

https://a2news.com/2022/04/09/meta-eshte-nje-turp-rama-sulmon-presidentin-dhe-spak-te-godasin-ne-kater-anet-mos-te-merren-me-arka-peshku/

Votat si më poshtë vijon:

Blendi Klosi 280 vota

Eridian Salianji 262 vota

Etjen Xhafaj 259 vota

Blerina Gjylameti 258 vota

Laert Duraj 256 vota

Etilda Gjonaj 255 vota

Anila Denaj 251 vota

Romina Kuko 248 vota (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos