Zgjedhjet e degëve në PD, aplikohet sistemi i verifikimit elektronik i anëtarëve të partisë

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 16:00 | Politikë
Zgjedhjet e degëve në PD, aplikohet sistemi i verifikimit elektronik i

Partia Demokratike, e drejtuar nga Komisioni i Rithemelimit, ka nisur procesin e zgjedhjes së kryetarëve të degëve me Mallakastrën.

Garanci e votës së lirë për të mbrojtur vullnetin e demokratëve. Kështu e kanë cilësuar aplikimin e sistemit të regjistrimit dhe verifikimit elektronik në kohë reale të zgjedhësve.

Sipas PD, Shqipëria nuk mund të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme pa bërë së pari transparencë në zgjedhjet brenda partive. Për demokratët, kjo metodë e verifikimit të zgjedhësve, është një hap përpara jo vetëm për demokracinë e brendshme të partisë, por edhe për proceset e ardhshme zgjedhore në vend.

Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Komisioni i Rthemelimit mbahet më 30 prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos