“Nuk është përgjegjësi individuale, por organizatë kriminale”, Meta: Ngrihet në Presidencë Komiteti i Transparencës

Nga A2 CNN
9 Prill 2022, 19:06 | Politikë
“Nuk është përgjegjësi individuale, por

Në një kohë ku në Tiranë po zhvillohet Kongresi i Partisë Socialiste, presidenti Ilir Meta zhvilloi një konferencë për shtyp për të sqaruar publikun ndaj atyre që cilësoi si “sulme banale“ të mazhorancës dhe qeverisë, por edhe për të sulmuar disa nga nismat e ekzekutivit, si dhe për të akuzuar përgjegjësinë qeverisë në aferën e inceneratorëve.

Mbi këtë çështje të fundit Meta deklaroi se ai do të nisë një tur në të gjithë Shqipërinë “në fund të mandatit si President, për të zbardhur para shqiptareve aferën e inceneratorëve”.

Sipas tij, “veç burgosjes se përgjegjësve të aferës, është e rëndësishme që mbi 400 milion euro abuzime të kësaj afere t’ju kthehen qytetarëve shqiptarë”. Presidenti ftoi publikisht personat e përfshira në skandalin e inceneratorëve, “të bëhen të penduar dhe të tregojnë kush u ka dhënë garanci për të shkelur ligjin”, duke shtuar se nuk ka përgjegjësi personale, por kemi të bëjmë me një organizatë kriminale”.

https://a2news.com/2022/04/09/legalizimi-i-kanabisit-meta-enderr-e-vjeter-e-rames-ligjeron-kriminalizimin-e-shtetit-dhe-i-ve-kazmen-bujqesise/

Meta gjithsesi u shpreh “shumë i zhgënjyer nga organet e drejtësisë së re. Faktet ndaj të cilave nuk veprohet janë aq flagrante, sa që shokojnë çdo njeri”, por deri më tani aksionet e SPAK nuk janë të kënaqshme nga Presidenca. Për këtë arsye, Meta deklaroi se do të ngrihet një Komitet i Transparencës në Presidencë që do të merret enkas mbi këtë çështje.

Meta denoncoi edhe ato që quan sulme nga mazhoranca ndaj figurës së tij. “Sot u shpik një fajtor për dështimet e Qeverisë. Nuk është Presidenti fajtor pse në Ukrainën që është në luftë nuk rriten çmimet, ndërsa në Shqipëri po. Pse këtu nuk rriten pagat dhe pensionet nuk është Presidenti fajtor. Për kriminalizimin e pashembullt të qeverisë nuk është Presidenti fajtor”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos