Konsumuan kokainë dhe hashash, 10 ushtarë përjashtohen nga forcat e armatosura

Nga A2 CNN
6 Shkurt 2021, 22:34 | Bota
Konsumuan kokainë dhe hashash, 10 ushtarë përjashtohen nga forcat

Dhjetë ushtarë që morën kokainë dhe kanabis në një festë të paligjshme për shkak të pandemisë janë dëbuar përgjithmonë nga ushtria britanike.

Nëntë anëtarë të Batalionit të 3-të, Artileria "Royal Horse", një formacion që daton që nga viti 1793, dy prej të cilëve femra, kishin marrë kokainë në një mbrëmje në kazermat Albemarle afër Newcastle më 15 janar. Një kishte marrë kanabis.

Me laboratorët e testimit të drogës të mbyllura, ata u dërguan nga komandanti i tyre 650 milje larg në bazën ushtarake "Trenchard Lines" në Upavon në Wiltshire, ku të gjithë dështuan në testet antidrogë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos