Konyaspor ''fluturon" me shqiptarët, dy gola Cikalleshi

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 13:30 | Futboll
Konyaspor ''fluturon" me shqiptarët, dy gola Cikalleshi

Sokol Cikalleshi po shkëlqen në Superligën turke, pasi edhe këtë herë ishte protagonist me dy gola.

Bomberi nga Kavaja përmbysi Kajserisporin, teksa pjesa e parë ishte mbyllur në rezultatin 2-1.  Dy gola në 10 minuta për Cikalleshin bënë që shqiptari të vlerësohej si më i miri në fushën e blertë.

Meritë kishte dhe Endri Çekiçi, i cili edhe pse u fut në fushë në minutën e 60, dhuroi asist për golin e fitores. Aktualisht, skuadra e Koniasporit renditet në vendin e dytë, me 55 pikë, 5 më shumë se Fenerbahçe e vendit të tretë.   (A2 Televizion)

https://twitter.com/FutbolliShqipFR/status/1503001986534240260

A2 CNN Livestream

Latest Videos