
Policia ka arritur të finalizojë me sukses operacionin “Koordinimi” duke vënë në pranga 10 persona, ndërsa 3 të tjerë janë shpallë në kërkim, pasi akuzohen për kultivim të bimëve narkotike.
Në pranga janë vënë shtetasit me iniciale H. K., 35 vjeç, G. K., 32 vjeç, L. K., 27 vjeç, N. M., 40 vjeç, Y. M., 25 vjeç, E. L., 25 vjeç, S. Z., 39 vjeç, A. F., 47 vjeç, H. M., 33 vjeç dhe S. S., 19 vjeç, banues në Krujë.
“Si rezultat i një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, në funksion të procedimit penal të vitit 2020, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me ato të SHÇBA-së, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gyqësor Krujë, u ekzekutuan urdhrat e ndalimit të lëshuara nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasve: B. D., 30 vjeç, I. K., 49 vjeç dhe L. D., 20 vjeç, banues në Krujë.
Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: G. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Vrijon, Krujë, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", kryer në bashkëpunim.
K, 39 vjeç, banues në fshatin Virjon Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “Mbajta pa leje e armëve dhe municioneve”, pasi gjatë kontrollit në banesë Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë”, njofton policia. (A2 Televizion)