Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, arrestohet në Abu Dabi Plaurent Dervishaj

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2020, 13:17 | Kronikë
Vrasja e Vajdin Lamajt dhe Klodian Saliut, arrestohet në Abu Dabi Plaurent

Policia e Shtetit thotë se ka arrestuar Plaurent Dervishajn, të shpallur në kërkim si person i dyshuar i përfshirë në dy vrasje të bujshme të vitit 2005, ku mbetën viktimë Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliu.

Dervishaj është arrestuar nga Interpol në Abu Dabi, në Emiratet e Bashkuara Arabe, dhe do të ekstradohet drejt Shqipërisë, ku edhe do të nisë procesi për veprat për të cilat akuzohet.

Ndaj 48-vjeçarit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, kishte vendosur caktimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Mbajtja e paligjshme e armëve të zjarrit me pasoja të rënda, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Vrasja në rrethana të tjera specifike ndaj dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal”.

https://a2news.com/2020/12/09/vrasja-e-lamajt-dhe-saliut-avokati-i-plaurent-dervishaj-pas-gjithe-kesaj-sajese-fshihen-interesa-politike/

SPAK ka ngritur akuza edhe ndaj kunatit të Dervishajt, Lulzim Berishës, gjithashtu të shpallur në kërkim, Indrit Taullait (të arrestuar disa ditë më parë në Kosovë), Luftar Reçit (të kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë), por edhe ndaj Viktor Ymerit dhe Emiliano Shullazit. Ymeri u arrestua pasditen e së martës, ndërsa Emiliano Shullazit iu komunikua masa e re “arrest në burg” në ambientet e 41BIS, ku ai po vuan dënim për një tjetër çështje penale.

https://a2news.com/2020/12/09/vrasja-e-lamajt-dhe-saliut-zbardhet-deshmia-qe-fundos-berishen-e-shullazin/

Dy ngjarjet kriminale të zbardhura nga SPAK kanë ndodhur shkurtin e vitit 2005. Mbrëmjen e 26 shkurtit Klodian Saliu po udhëtonte në një automjet tip “Mercedes” në aksin Durrës-Maminas, kur nga një automjet në lëvizje u qëllua me breshëri automatike. Saliu u vra, ndërsa u plagos edhe një person tjetër. 24 orë me vonë, biznesmeni Vajdin Lame u vra nga një shpërthimi telekomanduar i një sasie tritoli të vendosur në ashensorin e pallatit të tij pranë stadiumit “Qemal Stafa”. Përveç tij, i vrarë mbeti edhe Artan Arsi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos