Koplik, një i vdekur dhe një i plagosur në aksidentin rrugor

Nga A2 CNN
15 Mars 2019, 12:11 | Kronikë
Koplik, një i vdekur dhe një i plagosur në aksidentin rrugor

Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Koplikut, ku si pasojë ka ndërruar jetë një person, ndërkohë që një tjetër është i plagosur.

Viktima është një 26 vjeçar me inicialet N.S. banues në Malësinë e Madhe, ndërsa i dëmtuari 59 vjeçar duket jashtë rrezikut për jetën dhe po mjekohet në Spitalin Rajonal Shkodër.

Forcat e Rendit po punojnë për zbardhjen e dinamikave. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos