
Edhe në ditën e pestë situata mjedisore në qytetin e Fierit, shkaktuar nga tymi toksik që vjen nga zjarri i ditëve të fundit në vendgrumbullimin e mbeturinave vijon të jetë e rënduar.
Tymi ka mbuluar të gjithë zonën e banuar duke krijuar një situatë shqetësuese jo vetëm rreth zonës, por edhe në qytet.
Tymi toksik që prodhohet nga djegia e mbeturinave është rreziku më i madh që u kanoset banorëve të Fierit, posaçërisht banesave fare pranë vatrave të zjarrit. (A2 Televizion)