Korçë, forca operacionale ngre postblloqe në disa pika të qytetit

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2020, 12:19 | Kronikë
Korçë, forca operacionale ngre postblloqe në disa pika të

Forcat operacionale, në bashkëpunim me efektivë dhe sektorin e qarkullimit rrugor në Drejtorinë e Policisë së Korçës, kanë ngritur pika kontrolli paraditen e kësaj të shtune në qytetin juglindor.

Operacionet janë përqendruar kryesisht në kontrollet e detajuara të mjeteve për mbajte të lëndëve narkotike, apo mjeteve të paligjshme, si dhe për personat e shpallur në kërkim.

Kontrollet kanë qenë të befasishme dhe të organizuara në të njëjtën kohë në disa pika kryesore si brenda qytetit të Korçës, ashtu edhe në rrugët kryesore hyrëse dhe dalëse. Këto operacione, sipas burimeve, zhvillohen gjithashtu edhe në kuadër të parandalimit të ngjarjeve dhe veprimtarive kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos