Moti i ashpër dhe sasia e dëborës kanë izoluar disa fshatra në bashkinë e Korçës.
Një nga këto është fshati Panarit, ku prej pothuajse dy javësh rreth 200 banorë nuk arrijnë të komunikojnë më me njësinë Vithkuq, dhe as me vetë autoritetet në Korçë nga bllokimi i aksit Shtyllë-Panarit.
Trashësia e borës kalon mbi gjysmë metri, dhe ndërkohë që banorët tentojnë të çajnë rrugën me mjete të ndryshme të rastit, por pa sukses, sipas tyre Bashkia Korçë ende nuk ka nisur asnjë mjet borëpastrues në zonë. (A2 Televizion)