Procesionarja në Kukës, infeksioni i pishave prek 60% të sipërfaqes së gjelbërt

Nga A2 CNN
24 Janar 2021, 13:45 | Aktualitet
Procesionarja në Kukës, infeksioni i pishave prek 60% të

Çdo vit, masivet pyjore në Kukës kërcënohen nga “procesionarja”, nje lloj infeksioni që prek kryesisht pishat e zeza.

Boçet e bardha në degët e pishave shkaktojnë tharjen e halave, duke dëmtuar edhe vetë pemën.

Ilmi Gjana, specialist i pyjeve pranë Bashkisë Kukës, thotë se edhe këtë vit, qindra hektarë me pishë të zezë janë prekur nga sëmundja e procesionares, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në pyjet e Kukësit, por edhe në kurorën e gjelbër të qytetit.

E njohur ndryshe si sëmundja e pishave, “procesionarja” rrezikon sipërfaqe të tëra pyjore, ndërsa problem mbetet lufta kundër saj që, sipas Gjanës, kërkon fonde që nuk përballohen nga buxheti i Bashkisë Kukës.

Sipas specialistëve, “procesionarja”, përveç dëmeve që shkakton në pemët e pishave, shkakton edhe irritim të lëkurës te njerëzit që kanë kontakt me pemët e prekura nga kjo sëmundje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos