
Ndonëse vendi ka hyrë në ditën e 18 të karantinës, sërish njerëzit nuk janë ndërgjegjësuar sa duhet. Këto pamje janë xhiruar mëngjesin e kësaj të premteje në zyrat qendrore të postës në qytetin e Korçës dhe radha e krijuar është për të tërhequr ndihmën e invaliditetit.
Policia private nuk ka mundur dot të krijojë distancën e nevojshme mes njerëzve dhe për këtë arsye është dashur ndërhyrja e policisë së rendit, e cila ka krijuar distancën e sigurisë mes personave që presin në radhë. Korça deri më tani ka shënuar 11 raste me koronavirus. (A2 Televizion)