12 të prekur me koronavirus në Korçë, rasti i fundit një mjeke

Nga A2 CNN
27 Mars 2020, 14:47 | Aktualitet
12 të prekur me koronavirus në Korçë, rasti i fundit

Ka shkuar në 12 numri i personave të prekur nga koronavirusi në qytetin e Korçës dhe rasti i fundit është ai i një mjeke të spitalit rajonal.

Burime për A2 bëjnë me dije se mjekja raporton që nuk ka qenë në kontakt me asnjë person të prekur me Covid-19 apo dhe se nuk ka pasur asnjë pacient me simptoma të ngjashme.

Ajo shprehet e bindur se nuk e ka marrë virusin në ambientet e spitalit pasi dhe ai ka qenë i dezinfektuar nga autoritetet rajonale, ndërkohë që pas publikimit të rezultatit të analizave ajo është vetëkarantinuar në banesën e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos