
Orët e lëvizjes në qytetin e Shkodrës janë kthyer në një rrezik real për përhapjen e koronavirusit të ri. Tregtia, lëvizja e njerëzve dhe ajo e makinave, jo vetëm që bëhet pa asnjë kufizim, por duket se rrugët popullohen me më shumë njerëz se sa zakonisht.
Tregtarët nuk respektojnë masat duke mbuluar me plastmas produktet bujqësore që tregtojnë. Ndërsa njerëzit janë të shumtë në xhiro, duke mos respektuar as distancat.
Kjo situatë është e përditshme në qytetin e Shkodrës dhe izolimi që bëhet pas orës 13:00 deri në orën 5:00 të mëngjesit të ditës tjetër duket se nuk ka asnjë kuptim me këtë masivitet të njerëzve që dalin ne qarkullim. (A2 Televizion)