
20 ditë pasi kryeministri Edi Rama prezantoi paketën e rezistencës sociale për përballimin e krizës, e cila lidhej edhe me subvencionimin e biletës së transportit publik, për shkak të rritjes së çmimit të karburanteve, me sa duket ajo paketë ka mbetur thjesht në letër.
Deri më tani, asnjë prej tyre nuk është subvencionuar. Në Korçë, pasagjerët vijojnë të paguajnë bileta më të shtrenjta për linjat ndërqytetase me Tiranën dhe destinacione të tjera.
Ndërsa vetë operatorët e transportit, shprehen mosbesues në subvencionim.
Ndërkohë, më e vështirë paraqitet situata në linjat qytetase, pasi operatorët nuk e kanë rritur biletën, duke mos siguruar dot as çmimin e naftës që harxhojnë.
Nga Drejtoria Rajonale e Transportit Rrugor, thuhet se nuk ka ende një udhëzim se si do të procedohet për subvencionimin. (A2 Televizion)