Zgjodhën Kukësin për të kaluar një fundjavë ndryshe. Një grup fëmijësh afganë, rezidentë në Shëngjin, udhëtuan drejt Kukësit për t’u njohur me këtë trevë dhe të rinjtë e këtij qyteti.
Mikpritësit e Qendrës për Progres Rinor, i shoqëruan në një guidë urbane, duke e kombinuar me lojra në natyrë.










Edhe pse janë në pritje për destinacionin final, drejt SHBA-së, nuk do ta harrojnë mikpritjen, bujarinë dhe gjithë eksperiencën e qëndrimit në Shqipëri.
Ky udhëtim dhe i gjithë projekti në fjalë është mbështetur nga Ambasada Amerikane në Tiranë. (A2 Televizion)