Lufta në Ukrainë, rriten çmimet e ushqimeve dhe në Rusi

Nga A2 CNN
24 Mars 2022, 08:04 | Bota
Lufta në Ukrainë, rriten çmimet e ushqimeve dhe në Rusi

Lufta në Ukrainë duket se nuk ka ndikuar në rritjen e çmimeve vetëm në Europë, por edhe në Rusi.

Sipas të dhënave më të fundit, çmimet e disa produkteve ushqimore bazë në Rusi janë rritur mesatarisht me 14%, gjatë javë së kaluar, kjo edhe për shkak të inflacionit gjithnjë e në rritje.

Të mërkurën, Ministria ruse e Ekonomisë ruse tha se inflacioni vjetor ishte rritur me 14.5% në javën e fundit, niveli më i lartë që nga fundi i 2015-s.

Shërbimi Federal i Statistikave të Shtetit tha se çmimi i sheqerit u rrit me 37.1% në rajone të caktuara të vendit, ndërsa mesatarisht me 14%. Gjithashtu, rritje kanë pësuar qepët, pelenat, çaji i zi dhe letra higjienike.

Stephen Innes, partner menaxhues në SPI Asset Management, tha se çmimet ishin më të larta për shkak të rublës më të dobët.

“Fajtori më i madh është inflacioni i importuar. Çdo gjë që importon Rusia është në mënyrë eksponenciale më e shtrenjtë për shkak të rublës më të dobët", tha Innes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos