Koreja e Veriut tregon provat e para të armëve bërthamore taktike

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 13:01 | Bota

Koreja e Veriut ka zbuluar disa koka të vogla nukleare, për të cilat thotë se mund të përdoren për raketa me rreze të shkurtër.

Veriu gjithnjë ka pretenduar se zotëron armë taktike bërthamore, të cilat mund të godasin shënjestra në Korenë e Jugut, por fotot e publikuara në gazetën shtetërore të martën, për herë të parë, janë prova e parë që ka paraqitur shteti diktatorial.

Megjithatë, është e pamundur që të verifikohet autenticiteti i fotove. Derisa Koreja e Veriut të testojnë një nga këto raketa, pjesa tjetër e botës duhet të mbështetet vetëm te fjala e tyre.

Pyongyang- i ka kaluar dy javët e fundit duke gjuajtur një breshëri armësh teksa në Seul po simulohen sulme bërthamore.

Koreja e Veriut thotë se po ndëshkon SHBA-në dhe Korenë e Jugut për mbajtjen e stërvitjeve të tyre më të mëdha ushtarake në vite. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos