Koronavirusi anulon festimet e Ditës së Bastijes në Francë

Nga A2 CNN
4 Qershor 2020, 17:47 | Bota
Koronavirusi anulon festimet e Ditës së Bastijes në Francë

Autoritetet franceze kanë vendosur të anulojnë këtë vit paradën e famshme ushtarake të Ditës së Bastijës e cila mbahet më 14 korrik, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pallati Presidencial njoftoi se në vend të saj një ceremoni tjetër do të zhvillohet në sheshin “Concorde” në qendër të Parisit.

Shfaqja spektakolare ushtarake, e cila nxjerr në rrugë dhe tanke në Champs-Elysées është një nga ngjarjet më të rëndësishme të kalendarit historik francez, ku kujtohet sulmi ndaj burgut të Bastijës gjatë Revolucionit Francez të 1780.

Në vend të saj autoritetet kanë vendosur të nderojnë punonjësit e shëndetësisë të cilët përballen në vijën e parë me koronavirusin. Fansat e paradave ushtarake mund të ngushëllohen pasi shfaqja ajrore do të mbahet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos