Koronavirusi anulon festimet e Vitit të Ri

Nga A2 CNN
27 Korrik 2020, 08:26 | Bota
Koronavirusi anulon festimet e Vitit të Ri

Rritja e ndjeshme e rasteve të reja me koronavirus në ditët e fundit ka detyruar autoritetet braziliane të anulojnë festimet tradicionale të Vitit të Ri në Copacabana. Një goditje e madhe ekonomike kjo për qytetin e Rio de Janeiros.

Rreth 3 milionë njerëz mblidhen zakonisht çdo vit në bregun e Rios për të parë fishekzjarret spektakolare të Copacabanes. Pikërisht kjo ngjarje sjell edhe miliona të ardhura në ekonominë lokale me restorantet dhe hotelet e mbipopulluara.

Autorititet po mendojnë të shikojnë opsione të tjera si festime të vogla në vende të ndryshme të qytetit, duke hequr opsionin e grumbullimeve të mëdha të Copacabanes. Fishekzjarret mund të jenë në program, ndërsa do të transmetohen në televizion për të ndaluar daljen e njerëzve në rrugë.

Që nga nisja e pandemisë, Brazili numëron 2.4 milionë persona pozitivë me Covid 19 dhe mbi 85 mijë viktima. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos