Koronavirusi arrin deri në tribunë e largët të Amazonës

Nga A2 CNN
10 Prill 2020, 18:31 | Bota
Koronavirusi arrin deri në tribunë e largët të Amazonës

Një tribu në Amazonë ka regjistruar rastin e parë me koronavirus, pasi një djalë 15-vjeçar rezultoi pozitiv.

Adoleshenti që i përket tribusë Yanomami, një komunitet përgjatë kufirit të Brazilit me Venezuelën, ndodhet në terapi intensive me sindromat e Covid-19.

Sipas gazetës “Globo”, 15-vjeçari është shtruar në spital me vështirësi në frymëmarrje, dhembje në gjoks dhe temperaturë.

Mendohet se djali u infektua në shkollë.

Tribuja Yanomami mendohet se është më e madhja në Brazil dhe përfshin rreth 200 fshatra të shtrira në 2,3 milionë hektarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos