Mision i pamundur po duket përfundimi i xhirimeve të filmit “Mission Impossible 7”.
6 pjesëtarë të stafit që po xhironte disa skena në Venecia kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe puna është pezulluar menjëherë.
Protagonisti kryesor i sagës, Tom Cruise, kishte mbërritur në qytetin italian të hënën dhe kishte shkuar menjëherë në hotel. Ditën pasardhëse është paraqitur në sheshxhirim me maskë dhe duke mbajtur distancat nga stafi.
Aktori i famshëm ka qenë edhe në muajin shkurt në Venecia për të xhiruar skenat e filmit të shtatë të sagës, por gjithçka u ndal për shkak të futjes së Italisë në karantinë.
Atëherë pati deklaruar se do të kthehet për të vijuar me xhirimet, por sërish gjithçka është pezulluar. (A2 Televizion)