Operohet nga zemra Arnold Schwarzenegger

Nga A2 CNN
24 Tetor 2020, 08:50 | Showbiz
Operohet nga zemra Arnold Schwarzenegger

Një operacion i ri zemre për Arnold Schwarzenegger. Lajmin e ka dhënë vetë aktori në mediat sociale, nga shtrati i spitalit.

"Falë ekipit të Klinikës Cleveland, unë kam një valvul të re të aortës që përputhet me valvulën time të re pulmonare që nga operacioni im i fundit", shkruan ai.

Për Schwarzenegger ky nuk është operacioni i parë i këtij, disa vjet më parë ai përfundoi në sallën e operacionit për të zëvendësuar një valvul pulmonare që ishte implantuar në 1997 për shkak të një defekti të lindur.

"Ndihem mirë, siguron Schwarzenegger, dhe kam shëtitur në rrugët e Cleveland. Faleminderit, për mjekët dhe infermierët që më ndihmuan!" (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos