
Autoritetet bjelloruse kanë arrestuar rivalin kryesor të presidentit Aleksandër Lukashenko në zgjedhjet presidenciale të parashikuara për t'u mbajtur në muajin gusht.
Viktor Babaryko, një ish-bankier, 56-vjeçar, u arrestua nën akuzën për krime financiare, në një kohë kur sulmet ndaj figurave kryesore të opozitës janë shtuar.
Gjithashtu u arrestua dhe djali i tij 30-vjeçar Eduard, i cili është duke zhvilluar fushatën zgjedhore. Ai u akuzua për shmangie të taksave.
Qindra persona dolën në rrugë në kryeqytetin Minsk për të protestuar kundër arrestimeve të fundit të kritikëve të qeverisë.
Presidenti Lukashenko, i cili ka qeverisur vendin që nga viti 1994, po kërkon një mandat të gjashtë në krye të vendit. (A2 Televizion)